temperaturë e lartë fëmijë foshnje

Si mund të trajtohet temperatura e lartë tek fëmijët.

Temperatura e lartë është mjaft e vështirë për një organizëm të rritur por paraqitet edhe më e vështirë tek fëmijët e vegjël. Zbuloni sesi mund të menaxhoni temperaturën e lartë tek fëmija juaj dhe sesi ibuprofeni mund të jetë një mjet efektiv për të ulur temperaturën tek fëmija.

Temperaturë e lartë zakonisht quhet kur temperatura e trupit rritet mbi 38°C (101 F) e cila shpesh shoqëron një ftohje të zakonshme stinore, një virozë, apo gjendje gripale. Rritja e temperaturës është mënyra sesi organizmi lufton infeksionin. Megjithatë, pavarësisht se rritja e temperaturës është një pjesë normale e procesit të shërimit, ajo mund të shkaktojë shumë shqetësim, veçanërisht tek fëmijët e vegjël. Vlerat e larta të temperaturës tek fëmijët janë dërrmuese, të shoqëruar me ndjesi të ftohti apo të nxehti në mënyrë të alternuar, dhe përbëjnë një eksperiencë të rëndë për fëmijën. Temperatura e lartë shoqërohet gjithashtu dhe me djersitje të shtuar, e cila mund të jetë shkak i humbjes së lëngjeve.

Kur duhet trajtuar temperatura e lartë

Rritja e vlerave të temperaturës tek fëmijët e vegjël dhe foshnjet mbi 38°C temperatura rektale, mbi 37°C temperatura në sqetull, mbi 37.5°C temperatura në gojë, dhe mbi 38°C temperatura në vesh, janë vlera treguese të një temperature të lartë. Veçanërisht të ndjeshëm janë të porsalindurit. Nëse fëmija juaj është nën 3 muajsh ju duhet të kontaktoni mjekun kurues nëse i rritet temperatura. Tek fëmijët vlera më e saktë e temperaturës është ajo rektale. Nëse fëmija ka temperaturë mbi 40°C duhet çuar urgjent tek mjeku.

Nëse fëmija është 3 muajsh ose më i madh, ju mund të keni nevojë t’i jepni analgjezikë te tipit Brufen® shurup, sipas udhëzimit të mjekut, dhe duke lexuar paraprakisht me kujdes udhëzimet mbi përdorimin tek fletë-udhëzuesi i barit. Përveç dhënies së barit, për të ulur temperaturën e lartë prindërit duhet të marrin dhe masa fizike si dhe t’i japin fëmijës ujë ose çaj në sasi të mjaftueshme.

Fëmija duhet të rrijë në një dhomë më vete, në ambjent të ajrosur mirë dhe në temperaturë dhome optimale. Fëmija këshillohet të futet në banjë me temperaturë 2-3 gradë më të ulët se temperatura e trupit për rreth 20 minuta. Kjo masë rezulton efektive dhe këshillohet ta lagni trupin me një sfungjer ose me peshqir me ujë të freskët. Në rast se temperatura nuk ulet nga përdorimi i barit, apo nga masat fizike, ju duhet të kontaktoni menjëherë mjekun.

Trajtimi i temperaturës së lartë në foshnje dhe fëmijë me ibuprofen.

Fëmijët me temperaturë të lartë zakonisht kanë vështirësi për të fjetur, duke i kthyer netët në shqetësim për ta dhe për prindërit e tyre. Përdorimi i ndonjë analgjeziku të lehtë mund të lehtësojë këtë gjendje të lidhur me temperaturën e lartë. Brufen® mund të përdoret për trajtimin afatshkurtër simptomatik të:

  • Dhimbjeve të lehta deri të moderuara, siç janë dhimbje koke, përfshirë dhe krizat e migrenës/dhimbje koke e shoqëruar me migrenë, neuralgjitë, dhimbjet e dhëmbit, dhimbjet artikulare dhe muskulare, dhimbjet e mesit, dhimbjet menstruale dhe dhimbjet që vijnë nga ftohjet stinore
  • Temperaturës së lartë
    • Rishikimi i materialit mjekësor kryer nga: stafi i Mylan

      Data e rishikimit: 24.09.2018.

Temperaturë e lartë

Temperatura e lartë është një mënyrë normale e organizmit për të luftuar infeksionet bakteriale apo virale. Për t’ju ndihmuar në lehtësimin e kësaj simptome, ibuprofeni përdoret shpesh. Organizmi përsëri mund të luftojë infeksionin edhe me uljen e temperaturës. Lexoni më shumë rreth temperaturës së lartë dhe si trajtohet ajo.

Temperaturë e lartë

E ftohura dhe gjendjet virale

Në krahasim me simptomat relativisht të lehta të një ftohje stinore, gripi përbën një gjendje më të rëndë, gjatë së cilës pacienti ndihet shumë keq dhe mund të zgjasë disa javë. Lexoni më shumë rreth lehtësimit të simptomave të ftohjeve dhe gjendjeve gripale.

E ftohura dhe gjendjet virale

You are leaving the Brufen® website

You are now connecting to a website that is neither owned nor under the control of Mylan. Mylan is not responsible for the content of this site or any further links.
Please press OK to proceed or BACK to return to the Brufen® website.
OK