dhimbje qafe shpatull

Dhimbje e qafës dhe shpatullave

Një dhimbje e fortë në qafë dhe shpatulla. Një qëndrim jo korrekt, puna e tepërt, ose stresi për të respektuar afatet kohore në punë, mund të shkaktojnë probleme të vërteta edhe për njerëzit që bëjnë një jetë aktive.

Qafa është një nga ato pjesë të trupit për të cilën zakonisht nuk të bie ndër mend derisa fillon të të japë probleme. E njëjta gjë mund të thuhet dhe për shpatullat. Këto dy pjesë të trupit janë përgjegjëse për një numër shumë të madh lëvizjesh elementare të përditshme, që nga kthimi i kokës për të parë (për shembull ndërkohë që ecni, ose ngisni automjetin) deri tek puna në kompjuter apo tavolinë. Pavarësisht faktit nëse keni dhimbje të qafës, apo të shpatullave, apo të dyja bashkë, një gjë është e sigurt: dhimbja dhe diskomforti i shkaktuar nga këto çrregullime ju ndikon praktikisht në çdo aktivitet të ditës. Një ngurtësim i zgjatur në kohë, kufizimi i lëvizjeve, apo lëvizje të dhimbshme në shpatulla zakonisht quhet supi i ngrirë - për arsye të qarta - dhe mund të nevojiten disa muaj, apo në disa raste dhe vite për t’u shëruar1.

Shkaqet dhe trajtimi

Dhimbja e qafës, apo e shpatullave mund të ketë një shkak të dukshëm - për shembull, një dëmtim i kohëve të fundit, një goditje - ose mund t’ju japë shqetësime për një kohë të gjatë si rezultat i stresit, ose i qëndrimit të gabuar. Kur ne jemi të shqetësuar, kemi prirjen për t’u tendosur në këto pjesë të trupit, veprim i cili mund të çojë në rigiditet dhe dobësim muskular. Dhimbja e qafës dhe e shpatullave mund të shkaktohet gjithashtu edhe nga shkaqe fare të thjeshta siç janë puna e tepërt, ose një gjumë i shqetësuar. Në përpjekje për të shmangur lëvizjet që shkaktojnë dhimbje, ju mund të përpiqeni të eksperimentoni duke rregulluar lartësinë e karriges, apo të tavolinës, duke fjetur në një dyshek të fortë, e duke provuar lloje të ndryshëm jastëkësh. Një masë e rëndësishme parandaluese është të merreni me aktivitet fizik dhe të përmirësoni gjendjen tuaj të përgjithshme. Për shembull, mund t’ju ndihmojë të bëni joga, ose kryerja e ushtrimeve të lehta fizike.

Lehtësim i shpejtë për dhimbjen e qafës dhe të shpatullave

Pavarësisht se dhimbja e qafës dhe e shpatullave zakonisht vjen nga shkaqe të thjeshta dhe të dukshme, mund të marrë pak kohë të përmirësohet sepse muskujt dhe artikulacionet e prekura kërkojnë kohë të shërohen. Afatshkurtër, kjo do të thotë shumë diskomfort për dikë i cili po vuan nga kjo lloj dhimbje, por që është i detyruar të vazhdojë të kryejë normalisht aktivitetet e përditshme. Mjeku kurues mund t’ju këshillojë juve një bar antiinflamator analgjezik siç është Brufen® (ibuprofen) si një zgjidhje afatshkurtër2. Ky lloj bari ka efekt të dyfishtë në pakësimin e dhimbjes dhe lehtësimin e inflamacionit , në prani të të cilit situata klinike rëndohet.

Veprimi analgjezik siguron një lehtësim të përkohshëm, i cili ju lejon të vazhdoni të kryeni aktivitetet e përditshme, por ju duhet të tregoni kujdes të mos mbingarkoheni me punë në rast se jeni i dëmtuar, dhe gjithmonë duhet të identifikoni shkaktarin - qoftë ky qëndrimi juaj i gabuar, apo niveli i stresit - në mënyrë që të merrni masa për të evituar që e njëjta gjë të përsëritet në të ardhmen.

Mjeku kurues ose farmacisti mund t’ju ndihmojnë juve të zgjidhni dozën dhe formulimin më të përshtatshëm të Brufen® për të përmirësuar dhimbjen e qafës dhe të shpatullave. Brufen® është i disponueshëm në Shqipëri prej shumë vitesh dhe mund të përdoret për trajtimin afatshkurtër simptomatik të:

  • Dhimbjeve të lehta deri të moderuara, siç janë dhimbje koke, përfshirë dhe krizat e migrenës/dhimbje koke e shoqëruar me migrenë, neuralgjitë, dhimbjet e dhëmbit, dhimbjet artikulare dhe muskulare, dhimbjet e mesit, dhimbjet menstruale dhe dhimbjet që vijnë nga ftohjet stinore
  • Temperaturës së lartë

Rishikimi i materialit mjekësor kryer nga: stafi i Mylan

Data e rishikimit: 24.09.2018.

Dhimbje mesi

Dhimbja e mesit përbën një problem të shpeshtë. Dhimbja e mesit shkaktohet shpesh-herë nga ngurtësimi muskular. Mund t’ju ndihmojë kryerja e lëvizjeve dhe ushtrimeve të lehta për të lehtësuar këtë shqetësim. Lexoni më shumë rreth Dhimbje mesi.

Dhimbje mesi

Nervi sciatik

Simptomat e neuritit sciatik përfshijnë një dhimbje therrëse, ose mizërime përgjatë këmbëve, ose në pjesën e baçinit. Shumë njerëz referojnë se dhimbja ju shtohet dhe përkeqësohet kur janë në pozicion ulur dhe ka një arsye për këtë. Mësoni më shumë lidhur me simptomat dhe trajtimin e neuritit sciatik.

Nervi sciatik

You are leaving the Brufen® website

You are now connecting to a website that is neither owned nor under the control of Mylan. Mylan is not responsible for the content of this site or any further links.
Please press OK to proceed or BACK to return to the Brufen® website.
OK