dhimbje koke femër

Dhimbja gjatë shtatzënisë

Është shumë e rëndësishme që të kujdeseni për shëndetin tuaj gjatë shtatzënisë. Për këtë arsye ju duhet të lexoni me shumë kujdes fletë-udhëzuesit e barnave dhe të këshilloheni me mjekun tuaj përpara se të merrni çfarëdo lloj bari gjatë kësaj periudhe.

Gjatë shtatzënisë, fetusi në rritje i merr të gjitha elementët bazë ushqyes prej nënës. Kjo gjë nënkupton se çdo bar që mund të marrë nëna potencialisht prek dhe fetusin. Nga ana tjetër, shtatzënia nuk siguron mos shfaqjen e dhimbjeve të kokës, dhimbjeve të mesit, apo dhimbjeve të zakonshme të jetës së përditshme. Përpara se të merrni në konsideratë përdorimin e ndonjë bari analgjezik kundër dhimbjeve gjatë shtatzënisë, është shumë e rëndësishme që ju të lexoni me shumë kujdes fletë-udhëzuesin e barit dhe të këshilloheni me mjekun kurues lidhur me mundësinë e marrjes së këtij bari.

Dhimbjet e kokës në shtatzëni

Dhimbja e kokës mund të shkaktohet nga faktorë të ndryshëm, duke filluar që nga lodhja, pozicioni jo komfort i trupit dhe i posturës, si dhe mungesa e gjumit1. Janë të zakonshme dhimbjet e kokës në tremujorin e parë të shtatzënisë për shkak të rritjes së nivelit të hormoneve dhe rritjes së vëllimit të gjakut2. Brufen® (ibuprofen) këshillohet për lehtësimin e dhimbjes së kokës, meqënëse efekti i tij antiinflamator mund të ndihmojë në lehtësimin e kësaj dhimbje. Nga ana tjetër në një shtatzëni gruaja duhet të ketë në konsideratë jo vetëm shëndetin e saj, por edhe të fetusit që po rritet. Përpara marrjes së çdo bari për trajtimin e dhimbjes së kokës, ose migrenës gjatë shtatzënisë, është thelbësore të lexoni fletë-udhëzuesin e barit dhe të kërkoni mendimin e mjekut tuaj kurues.

Përpara se të filloni çfarëdo bari gjatë shtatzënisë ju duhet të lexoni me kujdes fletë-udhëzuesin e barit dhe të këshilloheni paraprakisht me mjekun, ose farmacistin tuaj.


Lehtësimi i dhimbjes gjatë shtatzënisë

Në rast se vuani nga dhimbje e kokës gjatë periudhës së shtatzënisë, marrja e disa masave të përgjithshme mund t’ju japin pak lehtësim të kësaj dhimbje. Si fillim, ndjekja e një diete të mirë dhe shtimi i konsumit të ujit, duke u pasuar me një rregullim të posturës, evitimi i marrjes së sheqernave dhe të kafeinës, mund të jenë ndihmë për ju2. Ndjekja e një mënyre të shëndetshme jetese përbën çelësin për të siguruar kushtet më të mira për shëndetin e fëmijës suaj dhe për shëndetin tuaj gjithashtu.

Nën mbikqyrjen e mjekut, Brufen® indikohet për trajtimin afatshkurtër simptomatik të:

  • Dhimbjeve të lehta deri të moderuara, siç janë dhimbje koke, përfshirë dhe krizat e migrenës/dhimbje koke e shoqëruar me migrenë, neuralgjitë, dhimbjet e dhëmbit, dhimbjet artikulare dhe muskulare, dhimbjet e mesit, dhimbjet menstruale dhe dhimbjet që vijnë nga ftohjet stinore
  • Temperaturës së lartë

Rishikimi i materialit mjekësor kryer nga: stafi i Mylan

Data e rishikimit: 24.09.2018.


Dhimbja e kokës

Dhimbja e kokës përbën një shqetësim të shpeshtë por ka disa lloje të dhimbjeve të kokës që mund t’ju prekin në mënyra të ndryshme. Dhimbja e kokës godet në çdo kohë dhe mund t’ju pengojë juve në kryerjen e aktiviteteve të përditshme. Lexoni më shumë lidhur me dhimbjen e kokës dhe si mund ta lehtësoni atë.

Dhimbja e kokës

Ibuprofeni

Ibuprofeni është një bar antiinflamator josteroid analgjezik i cili është i përshtatshëm për trajtimin e dhimbjeve të përkohëshme. Ai gjendet i disponueshëm në disa formë-doza terapeutike: xhel për përdorim lokal, tabletë dhe pluhur për përdorim nga goja me fuqi të ndryshme veprimi.Lexoni më shumë rreth Ibuprofen.

Ibuprofeni

You are leaving the Brufen® website

You are now connecting to a website that is neither owned nor under the control of Mylan. Mylan is not responsible for the content of this site or any further links.
Please press OK to proceed or BACK to return to the Brufen® website.
OK