dhimbje trajtim ushtrime fizike yoga

Ushtrimet fizike për lehtësimin e dhimbjes

Ushtrimet fizike përbëjnë një trajtim natyral të butë për lehtësimin e dhimbjes. Endorfinat e çliruara gjatë aktivitetit fizik kanë efekte të ngjashme me efektin që sjell e qeshura. Kjo është arsyeja që ushtrimet fizike në disa raste bëjnë pjesë në programet komplekse të trajtimit të dhimbjeve kronike1.

Ka shumë situata që mund të shkaktojnë dhimbje. Artriti dhe problemet që shkakton mesi (fund shpina) shkaktojnë shumë simptoma dhe mund të çojnë deri në imobilizime. Megjithatë, pavarësisht ndjesisë që mund të mos keni dëshirë të lëvizni më, ushtrimet fizike mund të jenë një nga mënyrat për të trajtuar dhimbjet dhe shqetësimet që shkaktojnë ato. Ka dhe sindroma të dhimbshme të tjera të cilat gjejnë lehtësim nga ushtrimet fizike. Shumë femra raportojnë se ndjejnë më pak dhimbje menstruale gjatë dhe pas aktivitetit fizik. Ngurtësimi muskular në qafë e në shpatulla, apo kudo tjetër në trup, mund të përmirësohet nëpërmjet ushtrimeve të lehta dhe tërheqjeve muskulare1.

Si mund të kryhen ushtrimet fizike

Një nga aksiomat më të mëdha të mjekësisë është “së pari mos bëj keq”. Mund të duket kundërshtuese me këtë thënie kryerja e ushtrimeve kur çdo lëvizje shkakton dhimbje, por në fakt në disa lloje dhimbjesh siç është dhimbja e mesit, diskomforti që shkakton lëvizja mund të jetë vetëm i parehatshëm, por jo i dëmshëm. Këshillohuni me mjekun tuaj përpara se të kryeni ushtrime fizike të cilat mund t'ju shkaktojnë diskomfort apo të shtojnë dhimbjet. Mjeku juaj është i aftë t’ju këshillojë më hollësisht, ose mund t’ju referojë juve tek një fizioterapist i cili do të punojë me ju për të zhvilluar program ushtrimesh p.sh., për dhimbjet e fund shpinës apo për situata të tjera të dhimbshme.

Masa mbështetëse për trajtimin e dhimbjes

Efektet pozitive të ushtrimeve korrekte në rast dhimbjesh në ditët e sotme, janë të mirënjohura. Në rast se ju keni filluar me një program ushtrimesh për t’ju ndihmuar në lehtësimin e dhimbjes, ka mundësi të keni nevojë për pak ndihmë që të filloni të lëvizni dhe të qëndroni të motivuar.

Barnat antiinflamatorë analgjezikë si Brufen® (ibuprofen) mund të nevojiten për një trajtim afatshkurtër simptomatik të dhimbjes. Brufen® është gjerësisht i disponueshëm në Shqipëri në disa formulime dhe formë-doza terapeutike. Këshillohuni me mjekun, ose farmacistin tuaj në rast të çfarëdo pasigurie lidhur me dozën e barit dhe sigurohuni të lexoni gjithmonë me shumë kujdes fletë-udhëzuesin e barit përpara se të filloni ta përdorni atë.

Brufen® mund të përdoret për trajtimin afatshkurtër simptomatik të:

  • Dhimbjeve të lehta deri të moderuara, siç janë dhimbje koke, përfshirë dhe krizat e migrenës/dhimbje koke e shoqëruar me migrenë, neuralgjitë, dhimbjet e dhëmbit, dhimbjet artikulare dhe muskulare, dhimbjet e mesit, dhimbjet menstruale dhe dhimbjet që vijnë nga ftohjet stinore
  • Temperaturës së lartë

Rishikimi i materialit mjekësor kryer nga: stafi i Mylan

Data e rishikimit: 24.09.2018.

Dhimbje mesi

Dhimbja e mesit përbën një problem të shpeshtë. Dhimbja e mesit shkaktohet shpeshherë nga ngurtësimi muskular. Mund t’ju ndihmojë kryerja e lëvizjeve dhe ushtrimeve të lehta për të lehtësuar këtë shqetësim. Lexoni më shumë rreth dhimbjes së mesit.

Dhimbje mesi

Ndrydhje dhe tendosje

Ndrydhjet dhe tendosjet janë forma të ndryshme dëmtimi, por kushtet në të cilat ndodhin janë të ngjashme dhe të dyja shoqërohen me dhimbje. Ato shoqërohen gjithashtu me edemë dhe inflamacion, dhe analgjezikët antiinflamatorë siç është Brufen® mund të lehtësojnë dhimbjen e lehtë deri të moderuar të shkaktuar prej ndrydhjeve dhe tendosjeve muskulare.

Ndrydhje dhe tendosje

You are leaving the Brufen® website

You are now connecting to a website that is neither owned nor under the control of Mylan. Mylan is not responsible for the content of this site or any further links.
Please press OK to proceed or BACK to return to the Brufen® website.
OK