Disa njerëz janë mjaftueshëm me fat të mos kenë probleme me dhëmbët e tyre, por për shumicën prej nesh më e mira që mund të bëjmë është vetëm të mirë menaxhojmë dhimbjen dhe shqetësimin e tmerrshëm që sjell një dhimbje e vazhdueshme e dhëmbit, apo e nofullës.
Pak nga ne mund të kujtojnë dhimbjen që shkakton dalja e dhëmbëve të parë, por pothuaj të gjithë njohim dhimbjen e fortë dhe diskomfortin që shkakton dhimbja e dhëmbit si fëmijë, ashtu dhe i rritur. Megjithëse dhimbja e dhëmbëve mendohet se shkaktohet nga kariesi dentar, dhe në shumicën e rasteve është pikërisht ky shkaku - ka dhe shkaqe të tjera që shkaktojnë dhimbje në nofull. Për shembull, dalja e dhëmballëve të pjekurisë përbën shqetësim për shumë të rinj adoleshentë, apo rreth të njëzetave. Zhvillimi dhe dalja e dhëmballave të pjekurisë shkakton dhimbje dhe diskomfort që vjen dhe shkon, shpeshherë godet në momentet më të papërshtatshme, si për shembull gjatë pushimeve, apo gjatë sezoneve të provimeve. Disa njerëz e kanë hequr dhëmballën e pjekurisë, kështu që ia dalin të evitojnë shqetësime të këtij lloji. Por gjithsesi, çdo njeri mund të preket nga kariesi dentar, inflamacioni, apo infeksioni i gingivave në çdo moment të jetës.
Ndoshta sepse na pengon të ushqehemi siç duhet, apo ndoshta për shkak të afërsisë që ka kaviteti oral me trurin. Cilido të jetë shkaku, dhimbja që shkakton dhëmballa e pjekurisë, ose çfarëdo dhimbje dhëmbi, përbën një formë të rëndë, të veçantë shqetësimi. Hapi i parë që duhet të ndërmerret me çdo dhimbje dhëmbi është kontakti me stomatologun tuaj, por dhimbja e dhëmbit ka karakteristikën që godet edhe në momente kur e ke të pamundur takimin me stomatologun, si p.sh. në fundjavë, gjatë një udhëtimi në një vend tjetër ku ju mund të mos keni akses ndaj të njëjtit shërbim mjekësor stomatologjik me të cilin jeni mësuar. Për pasojë, është mirë të njihni disa masa të përkohëshme lehtësuese që mund të merrni, deri sa të takoni stomatologun tuaj.
Përveç takimit me stomatologun tuaj, një lehtësim të shpejtë të dhimbjes së dhëmbëve mund tju ofrojnë barnat antiinflamatorë siç është Brufen® (ibuprofen). Megjithëse këto barna nuk mund të mjekojnë shkakun e dhimbjes, siç mund të jetë kariesi dentar, ato ofrojnë një ndihmë në lehtësimin e dhimbjes së tmerrshme, duke ju lejuar kështu të flini, apo të kryeni aktivitetet tuaja të përditshme derisa të shkoni tek stomatologu juaj.
Kur bëhet fjalë për dhëmballën e pjekurisë, shpesh stomatologët rekomandojnë një bar analgjezik siç është ibuprofen për të lehtësuar diskomfortin që shkakton çarja e gingivës pikërisht atje ku del dhëmballa e pjekurisë. Në rast se rezulton se dhëmballa juaj e pjekurisë duhet të hiqet, atëherë barnat AIJS siç është Brufen® (ibuprofen) mund t’ju ndihmojnë për lehtësimin e dhimbjes në periudhën përpara ekstraktimit dentar, apo ndërkohë që vendosni nëse do ta hiqni apo jo këtë dhëmballë.
Brufen® prej shumë kohësh këshillohet për lehtësimin e dhimbjes dhe të inflamacionit dhe gjendet i disponueshëm në Shqipëri prej shumë vitesh. Ai gjendet i disponueshëm në disa formulime formë-dozash dhe ju mund të gjeni formë-dozën më të përshtatshme për nevojat tuaja.
Brufen® mund të përdoret për trajtimin afatshkurtër simptomatik të:
- Dhimbjeve të lehta deri të moderuara, siç janë dhimbje koke, përfshirë dhe krizat e migrenës/dhimbje koke e shoqëruar me migrenë, neuralgjitë, dhimbjet e dhëmbit, dhimbjet artikulare dhe muskulare, dhimbjet e mesit, dhimbjet menstruale dhe dhimbjet që vijnë nga ftohjet stinore
- Temperaturës së lartë
-
Referenca
Inflamacioni
Inflamacioni zakonisht është një reagim i nevojshëm duke qenë se ai tregon që organizmi po lufton infeksionin. Por, inflamacioni mund të jetë jo komod dhe i dhimbshëm. Barnat antiinflamatorë jo steroidë siç është ibuprofen mund të ndihmojnë. Lexoni më shumë lidhur me inflamacionin.