Ndrydhje dhe tendosje - simptomat dhe trajtimi
dhimbje ndrydhje tendosje kavilja

Tendosje e muskulit ose ndrydhje e artikulacionit

Ndrydhjet dhe tendosjet shpeshherë bashkohen në një, pavarësisht zonës, gravitetit, trajtimi është shpesh i njëjtë. Metoda PRICE e trajtimit nënkupton mbrojtje, qetësi, akull, shtypje, dhe ngritje, siç shpjegohet me detaje në vijim.

Në përgjithësi pacientët e kanë vështirë të dallojnë ndërmjet ndrydhjes dhe tendosjes, apo tërheqjes muskulare. Një mënyrë e mirë për të bere ndryshimin është që tendosjet ose tërheqjet janë zakonisht me natyrë muskulare ose prekin tendinët dhe shpesh shkaktohen nga mbipërdorimi ose inflamacioni. Tendosjet muskulare zakonisht shfaqen kur jeni duke kryer lëvizje përsëritëse ose në rast se keni përdredhur muskulin, për shembull duke ngritur diçka të rëndë, ose duke shtrirë apo tendosur muskujt shumë shpejt dhe shpesh. Ndrydhja, nga ana tjetër, prek artikulacionet dhe ligamentet dhe zakonisht shkaktohet nga një traumë e menjëhershme e cila e sforcon artikulacionin shumë më tepër se gjerësia normale e lëvizjeve që kryen, si p.sh., përdredhja e nyjes së këmbës (ndrydhja e këmbës)1.

Pavarësisht nëse ju keni tendosur, apo ndrydhur një grup muskujsh, ose një artikulacion, hapi fillestar që duhet të merrni është të mbroni zonën e prekur nga dëmtimi i mëtejshëm dhe ta lini atë pjesë të qetë, pa e sforcuar më tej. Mënyra mbrojtëse dhe qetësuese për tendosjen dhe ndrydhjen janë vendosja e akullit për periudha të shkurtra kohe, mbajtja e lidhur me një fashë të fortë e zonës së prekur për të pakësuar edemën dhe ngritja e anësisë lart për të ndihmuar në eliminimin e edemës1.

Simptomat e ndrydhjes dhe të tendosjes muskulare

Simptoma kryesore si në rastin e tendosjes muskulare ashtu dhe në ndrydhjen artikulare, është padyshim dhimbja, e cila është mënyra me të cilën organizmi juaj po ju lajmëron se është dëmtuar. Mund të ketë gjithashtu shenja inflamacioni dhe edemë në pjesën e prekur. Megjithëse edema dhe inflamacioni janë mënyrat e reagimit të organizmit për të nisur procesin e shërimit, kur janë shumë të shprehura mund të rëndojnë gjendjen e pacientit dhe vetë procesin e shërimit, kështu që këshilla kryesore që jepet në këto raste është vendosja e akullit dhe fashimi i pjesës së prekur për të mbajtur nën kontroll edemën dhe inflamacionin. Në rast se ju ndjeni dhimbje të fortë, mund të mos jeni në gjendje të vazhdoni me aktivitetet normale të ditës. Në këtë rast, ju duhet patjetër të konsultoheni me mjekun tuaj. Ai, ose ajo mund t’ju këshillojnë të merrni barna antiinflamatorë analgjezikë për t’ju ndihmuar në kontrollin e dhimbjes. Ibuprofeni si Brufen® është i këshillueshëm si alternativa me më pak efekte anësore1

.

Shërimi i shpejtë

Në rastet kur keni pësuar një dëmtim, prioriteti është të bëheni sa më shpejt mirë. Edhe më e madhe është kjo nevojë, nëse jeni person që merreni me sport dhe dëshironi të ktheheni sa më shpejt në aktivitetin tuaj sportiv, apo në palestër. Megjithëse kur njerëzit pësojnë dëmtime këshillohen që të mbahen aktivë, mund të rezultojë e rrezikshme për ju të ktheheni menjëherë në ushtrime që kërkojnë sforcim fizik, përpara se organizmi juaj të jetë gati për një gjë të tillë. Për këtë arsye, ju duhet të këshilloheni me mjekun tuaj dhe sigurohuni që t’i lejoni kohë mjaftueshëm artikulacionit, apo muskujve tuaj për tu rikuperuar plotësisht.

Pavarësisht dëmtimit që keni pësuar, ju mund të keni nevojë t’i riktheheni punës, të kujdeseni për fëmijët tuaj, apo të kryeni aktivitetet e jetës së përditshme. Në rast se ju e keni të vështirë rikthimin në aktivitetet e përditshme për arsye të dhimbjes, marrja e Brufen® (ibuprofen) mund të lehtësojë dhimbjet e shkaktuara nga tendosjet dhe ndrydhja. Ky lehtësim mund të jetë i mjaftueshëm për t’ju lejuar juve t’i riktheheni aktivitetit normal. Megjithatë në rast dëmtimi, praktika më e mirë është që të këshilloheni me mjekun tuaj përpara fillimit të marrjes së një bari analgjezik. Këshillohuni me farmacistin, ose mjekun tuaj nëse keni paqartësi lidhur me dozën e duhur të barit, dhe sigurohuni që gjithmonë të lexoni fletë-udhëzuesin e tij përpara fillimit të marrjes së çfarëdo bari.

Brufen® mund të përdoret për trajtimin afatshkurtër simptomatik të:

  • Dhimbjeve të lehta deri të moderuara, siç janë dhimbje koke, përfshirë dhe krizat e migrenës/dhimbje koke e shoqëruar me migrenë, neuralgjitë, dhimbjet e dhëmbit, dhimbjet artikulare dhe muskulare, dhimbjet e mesit, dhimbjet menstruale dhe dhimbjet që vijnë nga ftohjet stinore
  • Temperaturës së lartë

Rishikimi i materialit mjekësor kryer nga: stafi i Mylan

Data e rishikimit: 24.09.2018.

Trajtimi i dhimbjes dhe ushtrimet fizike

Ushtrimet e programuara fizike mund të luajnë një rol të rëndësishëm në menaxhimin e dhimbjeve. Ushtrimet këshillohen shpesh herë pas një dëmtimi për të ndihmuar në procesin e shërimit. Për shembull, dhimbja e shkaktuar nga ngurtësimet muskulare në qafë dhe shpatulla mund të përmirësohen me një program ushtrimor për menaxhimin e dhimbjeve.

Trajtimi i dhimbjes dhe ushtrimet fizike

Inflamacioni

Inflamacioni zakonisht është një shfaqje pozitive duke qenë se ai nënkupton se organizmi lufton infeksionin. Por, inflamacioni mund të jetë jo komod dhe i dhimbshëm. Barnat antiinflamatorë jo steroidë siç është ibuprofen mund të ndihmojnë. Lexoni më shumë lidhur me inflamacionin.

Inflamacioni

You are leaving the Brufen® website

You are now connecting to a website that is neither owned nor under the control of Mylan. Mylan is not responsible for the content of this site or any further links.
Please press OK to proceed or BACK to return to the Brufen® website.
OK