natyrale kushte shtëpie trajtime gjendje gripi

Të shërosh veten në shtëpi

Mjekësia moderne është një nga mrekullitë e kohëve të sotme. Ndërkohë që shumë njerëz i kthehen trajtimeve natyrale në kushtet e shtëpisë me shpresën që t’ju lehtësohen simptomat dhe të përmirësojnë mirëqënien e përgjithshme fizike, është e rëndësishme të kujtoni që kur sëmundja godet duhet konsultuar patjetër mjeku profesionist.

E ftohura e zakonshme shkaktohet kryesisht nga viruset dhe barnat që përshkruhen më shumë siç janë antibiotikët, nuk kanë efekte mbi viruset, por luftojnë vetëm infeksionet bakteriale. Për këtë arsye, njerëzit kur preken nga e ftohura ose gjendja gripale, shpesh zgjedhin të trajtohen në kushte shtëpie për të lehtësuar simptomat e virozës. Megjithatë në rast se ju jeni të shqetësuar, apo keni ndonjë pyetje lidhur me virozën e fëmijës suaj, këshillohet t’i drejtoheni mjekut kurues.

Të mjekosh veten me trajtime natyrale shtëpie

Kur bëhet fjalë për të ftohurën e zakonshme njerëzit këshillojnë mënyra të ndryshme trajtimi shtëpie për të lehtësuar simptomat. Disa njerëz përdorin mjaltë me limon për të lehtësuar dhimbjen e grykës dhe kollën ngacmuese. Të tjerë, thonë se vaji i eukaliptit mund të hapë sinuset e bllokuara dhe inhalimi i avujve të tij mund të ndihmojë në infeksionet respiratore.

Disa njerëz mendojnë gjithashtu se marrja e disa masave parandaluese mund t’i ndihmojnë për të parandaluar prekjen nga e ftohura e zakonshme, apo nga gjendjet virale. Këshillohet konsumimi i shumë frutave dhe perimeve, përfshirë edhe hudhrat. Janë më të preferuara çajrat bimore në vend të kafes, apo pijeve me kafeine.

Disa njerëz sugjerojnë se vendosja e kompresave të ngrohta apo ushtrimet e lehta fizike janë shumë efektive për lehtësimin e dhimbjes së mesit.


Alternativa të tjera të trajtimeve në kushtet e shtëpisë

Ndërsa trajtimi në kushtet e shtëpisë është i admirueshëm dhe i këshillueshëm nga të gjithë, metodat natyrale të përdorura mund të mos ofrojnë lehtësimin e shpejtë dhe efektiv për të cilin keni nevojë. Në rast se ju keni një event të rëndësishëm në të cilin nuk duhet të mungoni dhe keni nevojë për lehtësim të shpejtë të dhimbjes, ju mund t'i ktheheni për ndihmë mjekësisë moderne dhe barnave analgjezikë siç është ibuprofen. Brufen® i cili përmban ibuprofen lehtëson lloje të ndryshme dhimbjesh dhe është i disponueshëm si në formëdozë që mund të merret pa recetë mjekësore, ashtu dhe me anë të përshkrimit të mjekut. Bari ndihmon në lehtësimin e inflamacionit.

Brufen® mund të përdoret për trajtimin afatshkurtër simptomatik të:

  • Dhimbjeve të lehta deri të moderuara, siç janë dhimbje koke, përfshirë dhe krizat e migrenës/dhimbje koke e shoqëruar me migrenë, neuralgjitë, dhimbjet e dhëmbit, dhimbjet artikulare dhe muskulare, dhimbjet e mesit, dhimbjet menstruale dhe dhimbjet që vijnë nga ftohjet stinore
  • Temperaturës së lartë

E ftohura dhe gjendjet virale

Në krahasim me simptomat relativisht të lehta të një ftohje stinore, gripi përbën një gjendje më të rëndë, gjatë së cilës pacienti ndihet shumë keq dhe mund të zgjasë disa javë. Lexoni më shumë rreth lehtësimit të simptomave të ftohjeve dhe gjendjeve gripale.

E ftohura dhe gjendjet virale

Ibuprofeni

Ibuprofeni është një bar antiinflamator josteroid analgjezik i cili është i përshtatshëm për trajtimin e dhimbjeve të përkohshme. Ai gjendet i disponueshëm në disa formë-doza terapeutike: xhel për përdorim lokal, tabletë dhe pluhur për përdorim nga goja me fuqi të ndryshme veprimi. Lexoni më shumë rreth Ibuprofen.

Ibuprofeni

You are leaving the Brufen® website

You are now connecting to a website that is neither owned nor under the control of Mylan. Mylan is not responsible for the content of this site or any further links.
Please press OK to proceed or BACK to return to the Brufen® website.
OK