Përdorimi i ibuprofen për trajtimin afatshkurtër të dhimbjeve akute

Ibuprofeni është një nga barnat më shpesh të përdorur OTC (i cili mund të merret pa recetën e mjekut) për lehtësim efektiv të dhimbjeve.

Nëse ju jeni një femër me dhimbje menstruale, apo një futbollist i shkathët me një dëmtim të dhimbshëm, ka shumë gjasa që ta keni hasur ibuprofenin si një mundësi trajtimi në disa raste. Ibuprofen është i disponueshëm me disa emra tregtarë, por Brufen® është emri i patentës origjinale në Shqipëri. Ai gjendet gjithashtu i disponueshëm në formë doza, apo formulime të ndryshme. Mekanizmi i veprimit të Ibuprofenit lidhet me frenimin e sintezës së prostaglandinave. Një nivel më i ulët i prostaglandinave në organizëm rezulton me pakësim të ndjesisë së dhimbjes dhe reduktim të inflamacionit.

Përdorimet e shpeshta të Ibuprofen

Ibuprofeni indikohet për trajtimin afatshkurtër simptomatik të:

  • Dhimbjeve të lehta deri të moderuara, siç janë dhimbje koke, përfshirë dhe ato të shoqëruara me migrenë, neuralgjitë, dhimbjet e dhëmbit, dhimbjet artikulare dhe muskulare, dhimbjet e mesit, dhimbjet menstruale dhe dhimbjet që vijnë nga ftohjet stinore
  • Temperaturës së lartë

Dozimi i Ibuprofenit dhe përdorimi afatgjatë

Në rast se ju vuani nga një sëmundje ose ndonjë dëmtim, së pari duhet të dini se efektet e dhimbjes dhe inflamacionit mund të jenë burim shqetësimi për ju dhe të mos ju lejojnë të gëzoni e të merrni kënaqësitë e vogla të jetës së përditshme. Marrja e barnave si Brufen® dhe masave kundër dhimbjes përbëjnë një mënyrë efikase për të trajtuar diskomfortin që ju ka krijuar situata klinike dhe të gjeni lehtësim derisa organizmi të jetë vetëshëruar.

Ibuprofen mund të jetë zgjidhja në rastet kur ju filloni të ndjeni dhimbje të ndryshme . Kur çështja vjen tek dozimi, shumicën e informacionit që ju nevojitet do ta gjeni të disponueshëm në udhëzimet e fletë-udhëzuesit i cili shoqëron kutinë e barit. Në rast të çfarëdo pyetje ose pasigurie, ju duhet të këshilloheni me mjekun tuaj, për të kuptuar nëse ibuprofeni është zgjedhja optimale për rastin tuaj klinik.

Rishikimi i materialit mjekësor kryer nga: stafi i Viatris

Data e rishikimit: Nëntor 2024.

Dhimbje menstruale

Krampet menstruale janë ndjesi të dhimbshme që prekin shumë femra përpara dhe gjatë ciklit menstrual. Ibuprofen vepron shpejt dhe është efikas kur merret për lehtësimin e dhimbjeve menstruale. Ibuprofen redukton nivelet e larta të prostaglandinave gjatë ciklit menstrual dhe redukton presionin intrauterin, sikurse dhe rekurencën e kontraksioneve uterine. Lexoni më shumë lidhur me dhimbjet menstruale.

Dhimbje menstruale

Dhimbjet

Dhimbja është pjesë e jetës. Por, kur dhimbja është kaq e fortë sa ju pengon të gëzoni jetën, është koha për të kërkuar ndihmë. Ibuprofen është një bar shumë i përdorshëm për lehtësimin e dhimbjeve të lehta deri të moderuara. Lexoni më shumë mbi dhimbjet.

Dhimbjet

You are leaving the Brufen® website

You are now connecting to a website that is neither owned nor under the control of Mylan. Mylan is not responsible for the content of this site or any further links.
Please press OK to proceed or BACK to return to the Brufen® website.
OK