Brufen® është i disponueshëm në Shqipëri prej shumë vitesh. Lexoni më shumë informacion lidhur me këtë bar të provuar analgjezik dhe antiinflamator.
Brufen® është një bar analgjezik që i përket klasës së barnave AIJS (Antiinflamatorë jo steroidë). Lënda vepruese është ibuprofeni, të cilin shumica e njerëzve e njohin si qetësues të dhimbjes, që është po aq efektiv edhe në lehtësimin e inflamacionit dhe në reduktimin e etheve.
Brufen® indikohet për trajtimin afatshkurtër të dhimbjeve akute dhe temperaturës së lartë.2 Ka shumë gjasa që tashmë të keni hasur ibuprofen në një nga format e disponueshme, dhe të jeni familjarizuar me përdorimet dhe efektet e tij.
Brufen® indikohet për trajtimin afatshkurtër simptomatik të:
- Dhimbjeve të lehta deri të moderuara si:
dhimbje koke përfshirë edhe ato të shoqëruara me migrenë, neuralgjitë, dhimbjet e dhëmbit, dhimbjet artikulare dhe muskulare, dhimbjet e mesit, dhimbjet menstruale dhe dhimbjet që vijnë nga ftohjet stinore.2,3 - Temperaturës së lartë2,3
BRUFEN® AKUT DUO
Tabletat e veshura me film Brufen® Akut Duo përmbajnë 200 mg ibuprofen dhe 500 mg paracetamol në një tablet.1
Tabletat e veshura me film Brufen® Akut Duo janë veçanërisht të përshtatshme për dhimbje që kërkojnë një veprim analgjezik më të fortë se ai që mund të sigurohet vetëm nga ibuprofeni ose vetëm paracetamoli, si: migrena, dhimbja e kokës, dhimbjet muskulare, dhimbje shpine, simptomat e ftohjes së zakonshme dhe gripit, dhimbjet e fytit, ethe.1
Mënyrat plotësuese të veprimit të ibuprofenit dhe paracetamolit në tabletat Brufen® Akut Duo japin një efekt sinergjik që rezulton në lehtësim më të fortë të dhimbjes dhe temperaturës krahasuar me veprimin e lëndëve vepruese individualisht.1
Brufen® Akut Duo indikohet tek të rriturit e moshës 18 vjeç e lart.1
Ju mund të gjeni Brufen® në disa formë-doza. Doza 400 mg e ibuprofen dhe kombinimi 200 mg ibuprofen/500 mg paracetamol janë alternativa OTC (bar që mund të merret pa nevojën e recetës së mjekut). Përveç tabletave, ekzistojnë edhe formulime të tjera të barit. Nëse ju keni vështirësi për të gëlltitur tabletat, mund të përdorni formulimin granulë në dozë të përshtatshme sipas nevojës suaj.
Këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj në rast pasigurie lidhur me dozën e barit apo mënyrën e marrjes dhe sigurohuni të lexoni gjithmonë me kujdes fletë-udhëzuesin e barit përpara se të filloni ta përdorni atë.
Ibuprofeni
Ibuprofeni është një bar antiinflamator josteroid analgjezik i cili është i përshtatshëm për trajtimin e dhimbjeve të përkohëshme. Ai gjendet i disponueshëm në disa formë-doza terapeutike: tableta dhe granula për përdorim nga goja me fuqi të ndryshme veprimi. Lexoni më shumë rreth Ibuprofen.
Dhimbja e kokës
Dhimbja e kokës përbën një shqetësim të shpeshtë por ka disa lloje të dhimbjeve të kokës që mund t’ju prekin në mënyra të ndryshme. Dhimbja e kokës godet në çdo kohë dhe mund t’ju pengojë në kryerjen e aktiviteteve të përditshme. Lexoni më shumë lidhur me dhimbjen e kokës dhe si mund ta lehtësoni atë.