Të gjithë jemi të familjarizuar me ndjesinë e një temperature të lartë. Por, në rast se ju ndiheni shumë keq për shkak të saj, cilat janë mënyrat për ta ulur atë dhe kur është momenti që ju duhet të kërkoni kujdes mjekësor për kontrollin e një temperature?
Temperatura e lartë përbën një situatë në të cilën temperatura e brendshme e organizmit është rritur në vlerë të konsiderueshme mbi normën dhe mund të shoqërohet me të dridhura, ndjesi të ftohti ose të nxehti në mënyrë të alternuar, djerësitje e shtuar, apo një ndjesi ftohtësie dhe lagështire. Rritja e temperaturës është mënyra normale me të cilën organizmi lufton infeksionet bakteriale dhe virale, duke qenë se një rritje e temperaturës siguron aktivizimin e sistemit imunitar për të luftuar infeksionin. Nëse temperatura shoqërohet me simptoma të zakonshme të një gripi apo gjendje virale dhe zhduket pas disa ditësh, atëherë me shumë gjasa bëhet fjalë për një infeksion dhe nuk ka vend për t’u shqetësuar shumë. Ju duhet të kontaktoni mjekun tuaj nëse temperatura zgjat më shumë se tre ditë, apo në rast se temperatura qëndron vazhdimisht mbi 39.4°C (103 F).
Temperatura e lartë mund të shkaktojë lodhje, këputje trupore, dhimbje të shprehura të shpërndara, gjendje jo e mirë e përgjithshme dhe shpesh shoqërohet me dhimbje koke. Në rast se ju keni temperaturë të lartë merrni në konsideratë ndonjë ditë shkëputje nga puna (kolegët do t’ju falenderojnë që nuk ia kaluat infeksionin). Këshillohet ndërkohë të konsumoni sa më shumë lëngje dhe të pushoni sa më shumë që të mundeni. Mjeku mund t’ju rekomandojë të merrni barna të tipit OTC (pa recetë mjekësore) siç është ibuprofeni për të lehtësuar simptomat e temperaturës së lartë. Barnat antiinflamatorë mund t’ju ndihmojnë për të ulur temperaturën e lartë dhe ta mbani nën kontroll atë. Megjithëse temperatura e lartë ka si qëllim të ndihmojë organizmin për të luftuar infeksionin, ulja e saj nuk ndikon negativisht në procesin e shërimit tuaj.
Gjatë një situate me temperaturë të lartë ju nuk jeni në gjendjen më të mirë psikofizike, kështu që është mirë të njihni udhëzimet mbi trajtimin e temperaturës së lartë përpara se t’ju vërë poshtë një grip ose një gjendje virale. Familjarizimi me mënyrat e trajtimit, do të thotë që ju jeni në gjendje të mjekoni veten tuaj, ose një person tjetër në mënyrë të sigurt. Marrja e një doze të lartë, ose një kombinim i gabuar barnash mund të jetë potencialisht i dëmshëm, kështu që lexoni gjithmonë etiketën dhe evitoni marrjet e kombinuara të barnave, me përjashtim të rasteve kur ju rekomandohet nga mjeku juaj.
Brufen® mund të përdoret për trajtimin afatshkurtër simptomatik të:
- Dhimbjeve të lehta deri të moderuara, siç janë dhimbje koke, përfshirë dhe krizat e migrenës/dhimbje koke e shoqëruar me migrenë, neuralgjitë, dhimbjet e dhëmbit, dhimbjet artikulare dhe muskulare, dhimbjet e mesit, dhimbjet menstruale dhe dhimbjet që vijnë nga ftohjet stinore
- Temperaturës së lartë
-
Referenca
- http://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/fever/in-depth/fever/art-20050997
- Schaffner, A; "[Fever--useful or noxious symptom that should be treated?]" Therapeutische Umschau. Revue therapeutique. March 2006; 63 (3): 185–8. PMID 16613288. doi:10.1024/0040-5930.63.3.185.
Inflamacioni
Inflamacioni zakonisht është një reagim i nevojshëm duke qenë se ai tregon që organizmi po lufton infeksionin. Por, inflamacioni mund të jetë jo komod dhe i dhimbshëm. Barnat antiinflamatorë jo steroidë siç është ibuprofen mund të ndihmojnë. Lexoni më shumë lidhur me inflamacionin.
E ftohura dhe gjendjet virale
Në krahasim me simptomat relativisht të lehta të një ftohje stinore, gripi përbën një gjendje më të rëndë, gjatë së cilës pacienti ndihet shumë keq dhe mund të zgjasë disa javë. Lexoni më shumë rreth lehtësimit të simptomave të ftohjeve dhe gjendjeve gripale.