Çfarë është neuriti sciatik, simptomat më të shpeshta dhe trajtimi
Një dhimbje e thiktë, therrëse, ose mizërim tek këmbët tuaja? Nuk jeni ju i vetmi. Shumë njerëz kanë shqetësime të këtij lloji që mund të shkaktohen nga shtypja e nervit sciatik.
Neuriti sciatik është një shprehje me të cilën shumë pacientë që ankohen për dhimbje mesi janë të familjarizuar. Kjo shprehje përshkruan një gjendje në të cilën nervi sciatik- i cili përshkruan gjithë gjymtyrën e poshtme që prej fundshpinës – gjendet nën shtypje, ose irritohet, inflamohet duke shkaktuar dhimbje. Simptomat e neuritit sciatik përfshijnë dhimbje të fortë e të mprehtë ose mizërim përgjatë këmbëve, ose në të ndenjura, e cila mund të jetë konstante, ose mund të udhëtojë përgjatë gjymtyrës së poshtme deri tek shputa e këmbës. Gjymtyrët e poshtme mund të jenë gjithashtu me dobësi muskulare, me mizërime dhe vështirësi në lëvizje. Shumë pacientë kanë më shumë dhimbje në pozicionin ulur dhe ka një arsye për këtë. Shtypja e nervit shpesh ndodh si pasojë e një disku vertebral të dëmtuar, ose nga probleme muskulare; prandaj simptomat lehtësohen kur pacienti është në aktivitet dhe duke u siguruar që kolona dhe muskujt të jenë në lëvizje duke evituar kështu rigiditetin muskular.
Neuriti sciatik dhe puna juaj e përditshme
Shumë pacientë që vuajnë nga nervi sciatik janë njerëz që punojnë në profesione ku duhet të qëndrojnë ulur për periudha të gjata kohore. Për shembull, punonjësit e zyrave ose shoferët profesionistë zakonisht vuajnë nga (dhimbje mesi) dhe dhimbje të nervit sciatik. Trajtimi i nervit sciatik varet nga shkaku ekzakt i cili mund variojë nga një infeksion deri te dëmtimi i shtyllës kryesore. Gjithsesi një mënyrë e përbashkët trajtimi është fizioterapia për të riaktivizuar kolonën dhe muskujt si dhe për të lehtësuar shtypjen e nervit në vetvete1. Shumica e rasteve me shtypje të nervit sciatik përmirësohen brenda 6 javësh2, por ndërkohë kanë vuajtur nga shumë shqetësime dhe dhimbje. Nga ana tjetër, ju nuk mund të ndryshoni vendin e punës tuaj vetëm sepse është e këshillueshme të qëndroni aktivë dhe në lëvizje.
Lëhtësim efektiv afat-shkurtër i dhimbjes nga neuriti sciatik
Megjithëse do ishte shumë bukur të shkëputeshit nga puna me qëllim rikuperim të shpejtë të gjendjes tuaj, shpeshherë kjo gjë rezulton e pamundur dhe jemi të detyruar të përpiqemi dhe të mundohemi fort për të bërë më të mirën që mundemi. Kur ju të konsultoni mjekun tuaj për simptomat e nervit sciatik, ai ose ajo mund tu këshillojë juve të përdorni një bar antiinflamator analgjezik siç është Brufen® (ibuprofen) për t’ju ndihmuar në lehtësimin e dhimbjeve dhe përmirësimin e aktiviteteve të përditshme.
Brufen® mund të përdoret për trajtimin afatshkurtër simptomatik të:
- Dhimbjeve të lehta, deri të moderuara, siç janë dhimbje koke, përfshirë dhe krizat e migrenës/dhimbje koke e shoqëruar me migrenë, neuralgjitë, dhimbjet e dhëmbit, dhimbjet artikulare dhe muskulare, dhimbjet e mesit, dhimbjet menstruale dhe dhimbjet që vijnë nga ftohjet stinore
- Temperaturës së lartë