dhimbje mesi

Dhimbja e mesit - emërues i përbashkët

Jeni duke vuajtur nga dhimbja e mesit? Sigurisht nuk jeni i vetmi. Vlerësohet se një përqindje e madhe e njerëzve ankohen nga dhimbja e mesit në një moment të caktuar gjatë jetës së tyre1. Megjithatë nuk është e thënë t’ju prekë në formë shumë më të rëndë nga çfarë mendoni.

Dhimbja e shpinës përbën një shqetësim të shpeshtë në shoqëritë moderne. Në botën perëndimore, mënyra thelbësisht sedentare e të jetuarit, duke shpenzuar pjesën më të madhe të kohës ulur, mund të çojë në shfaqjen e problemeve të posturës dhe dhimbje të mesit në një moment të caktuar të jetës. Dhimbja e mesit ka disa shkaqe, duke filluar nga probleme kongenitale të kolonës, dëmtime të disqeve vertebrale, apo nga dëmtime të tjera që vijnë si pasojë e ngritjes së peshave, ose mbingarkesa në punë. Vlerësohet se rreth 80% e popullatës do të vuajë nga dhimbje të pjesës së sipërme, të mesme, ose të poshtme të kolonës dikur gjatë jetës1, pra konsiderohet një problem i zakonshëm.

Mos lejoni që dhimbja e mesit t’ju mposhtë

Fund shpina, muskujt dhe ligamentet përreth përfshihen pothuajse në çfarëdo lëvizje që kryeni, edhe ato fare të thjeshta si të shtririt në krevat. Në rast se keni dhimbje mesi, papritur dhe lëvizjet më të vogla dhe të thjeshta kthehen në një mundim të vazhdueshëm. Në shumicën e rasteve dhimbja e mesit shkaktohet nga rigiditeti muskular dhe kalon vetvetiu pa pasur nevojë për trajtim medikamentoz, por ju duhet të kontaktoni mjekun kurues në rast se dhimbja është e formës së rëndë, përkeqësohet, apo nëse nuk përmirësohet pas tre ditësh2. Pavarësisht prirjes për të evituar lëvizjet, apo pozicionet që ju shkaktojnë juve dhimbje, këshillohet që pacientët me dhimbje mesi të mos rrinë në palëvizshmëri të plotë për një kohë të gjatë, sepse kjo gjë mund të përkeqësojë dhimbjen me kalimin e kohës3. Për këtë arsye, ju duhet të vazhdoni të kryeni aktivitetet e përditshme sa të mundeni pa e përkeqësuar dhimbjen dhe të angazhoheni edhe në ushtrime të lehta fizike siç është noti, apo joga në rast se është e mundur. Ushtrimet fizike mund të lehtësojnë dhimbjen dhe të përmirësojnë qarkullimin e gjakut në zonat e prekura. Mos kryeni aktivitete të rënda fizike të cilat mund t’ju përkeqësojnë dhimbjen.

Një ndihmesë për një shërim më të shpejtë

Megjithëse këshillohet të vazhdohet aktiviteti dhe ushtrimet fizike, ky është rasti tipik që “më e lehtë të thuhet sesa të bëhet”. Dhimbja e mesit mund të jetë e vazhdueshme dhe iu vështirëson çdo lëvizje që tentoni të kryeni. Përdorimi i barnave antiinflamatorë analgjezikë siç është Brufen® (ibuprofen) është një mënyrë e lehtë dhe e sigurt për të lehtësuar dhimbjet deri në shërimin e tyre.

Brufen® është gjerësisht i disponueshëm në Shqipëri në disa formulime dhe formëdoza terapeutike. Këshillohuni me mjekun, ose farmacistin tuaj në rast pasigurie lidhur me dozën e barit dhe sigurohuni të lexoni gjithmonë me kujdes fletë-udhëzuesin e barit përpara se të filloni ta përdorni atë.

Brufen® mund të përdoret për trajtimin afatshkurtër simptomatik të:

  • Dhimbjeve të lehta deri të moderuara, siç janë dhimbje koke, përfshirë dhe krizat e migrenës/dhimbje koke e shoqëruar me migrenë, neuralgjitë, dhimbjet e dhëmbit, dhimbjet artikulare dhe muskulare, dhimbjet e mesit, dhimbjet menstruale dhe dhimbjet që vijnë nga ftohjet stinore
  • Temperaturës së lartë

Rishikimi i materialit mjekësor kryer nga: stafi i Mylan

Data e rishikimit: 24.09.2018.

Nervi sciatik

Simptomat e neuritit sciatik përfshijnë një dhimbje therrëse, ose mizërime përgjatë këmbëve, ose në pjesën e baçinit. Shumë njerëz referojnë se dhimbja ju shtohet dhe përkeqësohet kur janë në pozicion ulur dhe ka një arsye për këtë. Mësoni më shumë lidhur me simptomat dhe trajtimin e neuritit sciatik.

Nervi sciatik

Dhimbja e qafës dhe e supeve

Dhimbja e qafës dhe supeve është e shpeshtë dhe mund të jetë pasojë e një posture jo korrekte, stresit, ose ngritjes së peshave të rënda. Brufen® indikohet për trajtimin e dhimbjeve të lehta deri mesatare. Lexoni më shumë lidhur me Dhimbja e qafës dhe supeve, dhe trajtimi i saj

Dhimbja e qafës dhe e supeve

You are leaving the Brufen® website

You are now connecting to a website that is neither owned nor under the control of Mylan. Mylan is not responsible for the content of this site or any further links.
Please press OK to proceed or BACK to return to the Brufen® website.
OK