Përdorimi i ibuprofen për trajtimin afatshkurtër të dhimbjeve akute

Ibuprofeni është një nga barnat më shpesh të përdorur OTC (i cili mund të merret pa recetën e mjekut) për lehtësim efektiv të dhimbjeve.

Nëse ju jeni një femër me dhimbje menstruale, apo një futbollist i shkathët me një dëmtim të dhimbshëm, apo një fëmijë me temperaturë të lartë herë pas here, ka shumë gjasa që ta keni hasur ibuprofenin si një mundësi trajtimi në disa raste. Ibuprofen është i disponueshëm me disa emra tregtarë, por vetëm Brufen® është emri i patentës origjinale. Megjithatë ai gjendet gjithashtu i disponueshëm në disa forma xhenerike, në formë doza, apo formulime të ndryshme. Mekanizmi i veprimit të Ibuprofenit lidhet me frenimin e sintezës së prostaglandinave. Një nivel më i ulët i prostaglandinave në organizëm rezulton me pakësim të ndjesisë së dhimbjes dhe reduktim të inflamacionit1.

Përdorimet e shpeshta të Ibuprofen

Ibuprofeni indikohet për trajtimin afatshkurtër simptomatik të:

  • Dhimbjeve të lehta deri të moderuara, siç janë dhimbje koke, përfshirë dhe krizat e migrenës/dhimbje koke e shoqëruar me migrenë, neuralgjitë, dhimbjet e dhëmbit, dhimbjet artikulare dhe muskulare, dhimbjet e mesit, dhimbjet menstruale dhe dhimbjet që vijnë nga ftohjet stinore
  • Temperaturës së lartë
  • Për rastet kur është i përshtatshëm aplikimi lokal i barit, për shembull në rastin e inflamacionit prej artritit ose ndrydhjeve, alternativa më e mirë mjekuese është ibuprofen xhel.

Dozimi i Ibuprofenit dhe përdorimi afatgjatë

Në rast se ju vuani nga një sëmundje ose ndonjë dëmtim, së pari duhet të dini se efektet e dhimbjes dhe inflamacionit mund të jenë burim shqetësimi për ju dhe të mos ju lejojnë të gëzoni e të merrni kënaqësitë e vogla të jetës së përditshme. Marrja e masave kundër dhimbjes siç është marrja e barnave si Brufen®, përbëjnë një mënyrë efikase për të trajtuar diskomfortin që ju ka krijuar situata klinike dhe të gjeni lehtësim derisa organizmi të jetë vetëshëruar.

Ibuprofen mund të jetë zgjidhja në rastet kur ju filloni të ndjeni dhimbje mesi , ose kur fëmijës tuaj i rritet papritur temperatura trupore. Kur çështja vjen tek dozimi, shumicën e informacionit që ju nevojitet do ta gjeni të disponueshëm në udhëzimet e fletë-udhëzuesit i cili shoqëron kutinë e barit. Në rast të çfarëdo pyetje ose pasigurie, ju duhet të këshilloheni me mjekun tuaj, për të kuptuar nëse ibuprofeni është zgjedhja optimale për rastin tuaj klinik.

Rishikimi i materialit mjekësor kryer nga: stafi i Mylan

Data e rishikimit: 24.09.2018.

Dhimbja e kokës dhe dhimbjet në shtatzëni.

Shtatzënia nuk përjashton tek femrat ndjesinë e dhimbjes së kokës, dhimbjes së mesit, apo dhimbje të tjera normale të jetës së përditshme. Duke qenë se fetusi që rritet merr të gjithë lëndët thelbësore ushqimore nga nëna e tij, kjo do të thotë që çdo bar që merr nëna mund të prekë potencialisht dhe fetusin. Lexoni më shumë lidhur me Dhimbjet e kokës dhe dhimbjet në shtatzëni.

Dhimbja e kokës dhe dhimbjet në shtatzëni

Dhimbjet

Dhimbja është pjesë e jetës. Por, kur dhimbja është kaq e fortë sa ju pengon të gëzoni jetën, është koha për të kërkuar ndihmë. Ibuprofen është një bar shumë i përdorshëm për lehtësimin e dhimbjeve të lehta deri të moderuara. Lexoni më shumë mbi Dhimbjet.

Dhimbjet

You are leaving the Brufen® website

You are now connecting to a website that is neither owned nor under the control of Mylan. Mylan is not responsible for the content of this site or any further links.
Please press OK to proceed or BACK to return to the Brufen® website.
OK