inflamacion njeri qafë

Inflamacioni dhe barnat antiinflamatorë

Inflamacioni është një term i cili shpesh lidhet me konceptin e sëmundjes në përgjithësi, por çfarë do të thotë në të vërtetë dhe a është një shfaqje pozitive?

Inflamacioni është një term i përgjithshëm që i jepet procesit nëpërmjet të cilit sistemi ynë imunitar, përmes qelizave të bardha, lufton infeksionin në organizëm. Ky lloj inflamacioni karakterizohet nga dhimbja, eritema dhe edema në vendin e inflamacionit. Disa lloje inflamacionesh mund të shoqërohen me ethe, të dridhura, dhimbje koke dhe ngurtësim muskular1. Shkurtimisht, inflamacioni zakonisht është një shenjë pozitive e cila tregon se organizmi po lufton aktivisht infeksionin, por ky proces mund të jetë burim shqetësimesh dhe diskomforti për pacientin. Barnat antiinflamatorë siç është ibuprofeni mund të ndihmojnë gjatë një gjendjeje gripale, apo të ftohure të reduktojnë inflamacionin dhe simptomat shoqëruese të tij.

Barnat antiinflamatorë për trajtimin e artritit dhe dhimbjes menstruale

Megjithëse inflamacioni zakonisht është pozitiv, në disa raste organizmi në mënyrë të gabuar thekson inflamacionin në një zonë të caktuar duke shkaktuar dëmtim në kartilagët e ndjeshëm ndërmjet artikulacioneve. Ky është një çrregullim i shpeshtë i njohur si artrit dhe shfaqet në shumë njerëz të moshuar, veçanërisht tek ata të cilët kanë pësuar dëmtime në rininë e tyre. Artriti trajtohet kryesisht me pomada antiinflamatore, përbërësi aktiv i të cilave është ibuprofeni.

Një tjetër shembull i inflamacionit të padëshiruar është ai që shfaqet në uterus tek femrat në periudhën premenstruale. Muskulatura e lëmuar uterine kontraktohet butësisht për të nxjerrë gjakun e grumbulluar, por ky proces natyral shoqërohet shpesh me dhimbje. Barnat antiinflamatorë siç është Brufen®, që përmbajnë ibuprofen indikohen për lehtësimin e dhimbjes në terren të dhimbjeve menstruale.


Trajtimi i inflamacionit dhe lehtësimi i dhimbjes

Ibuprofeni - siç është Brufen® - është bari më shpesh i përdorur dhe alternativa më e indikuar për të lehtësuar tipe të ndryshme të dhimbjeve, temperaturës së lartë dhe inflamacionit. Pacientët që vuajnë nga gjendjet virale, temperatura e lartë, dhimbja e kokës, dhimbjet menstruale, artriti, mialgjia, dhimbjet e artikulacioneve dhe shumë gjendje të tjera mund të gjejnë lehtësim nga marrja e këtij bari. Largimi i dhimbjes dhe i shqetësimeve që sjell inflamacioni do të thotë mundësim i kryerjes së aktiviteteve të përditshme siç janë puna, kujdesi për fëmijët, apo kujdesi për veten, më lehtësisht.

Brufen® është gjerësisht i disponueshëm në Shqipëri në disa formulime formë-doza terapeutike. Këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj në rast pasigurie lidhur me dozën e barit dhe sigurohuni të lexoni gjithmonë me kujdes fletë-udhëzuesin e barit përpara se të filloni ta përdorni atë.

Brufen® mund të përdoret për trajtimin afatshkurtër simptomatik të:

  • Dhimbjeve të lehta deri të moderuara, siç janë dhimbje koke, përfshirë dhe krizat e migrenës/dhimbje koke e shoqëruar me migrenë, neuralgjitë, dhimbjet e dhëmbit, dhimbjet artikulare dhe muskulare, dhimbjet e mesit, dhimbjet menstruale dhe dhimbjet që vijnë nga ftohjet stinore
  • Temperaturës së lartë

Rishikimi i materialit mjekësor kryer nga: stafi i Mylan

Data e rishikimit: 24.09.2018.


Ndrydhje dhe tendosje

Ndrydhjet dhe tendosjet janë forma të ndryshme dëmtimi, por kushtet në të cilat ndodhin janë të ngjashme dhe të dyja shqërohen me dhimbje. Ato shoqërohen gjithashtu me edemë dhe inflamacion dhe analgjezikët antiinflamatorë siç është Brufen® mund të lehtësojnë dhimbjen e lehtë deri të moderuar të shkaktuar prej ndrydhjeve dhe tendosjeve muskulare.

Ndrydhje dhe tendosje

Dhimbje menstruale

Krampet menstruale janë ndjesi të dhimbshme që prekin shumë femra përpara dhe gjatë cillit menstrual. Ibuprofen vepron shpejt dhe është efikas kur merret për lehtësimin e dhimbjeve menstruale. Ibuprofen redukton nivelet e larta të prostaglandinave në fluksin menstrual dhe redukton presionin intrauterin, sikurse dhe rekurencën e kontraksioneve uterine. Lexoni më shumë lidhur me dhimbjet menstruale.

Dhimbje menstruale

You are leaving the Brufen® website

You are now connecting to a website that is neither owned nor under the control of Mylan. Mylan is not responsible for the content of this site or any further links.
Please press OK to proceed or BACK to return to the Brufen® website.
OK