trajtim e ftohura e zakonshme gjendje gripale lehtësim

E ftohura dhe gjendjet gripale

Disa njerëz janë mjaftueshëm me fat të kenë një sistem imunitar të fuqishëm, kështu që shumica e infeksioneve nuk i prekin. Pavarësisht kësaj, edhe këta persona kalojnë të paktën disa gjendje virale gjatë jetës së tyre me simptomat përkatëse.

Shumë rrallë mund të ndodhë që një person të kalojë një vit të tërë pa u prekur nga gjendje virale apo të ftohura. E ftohura e zakonshme shkaktohet nga një virus, duke bërë që personi të sëmuret dhe të shfaqen simptomat sa herë që qarkullon një shtam i ri i virusit. Është e zakonshme që një njeri të kalojë 3 deri 4 të ftohura përgjatë një viti. Viruset që shkaktojnë të ftohur apo gjendje gripale janë me infeksiozitet të lartë dhe mund të përhapen shumë shpejt ku ka grumbullime njerëzish si nëpër shkolla, nëpër vende pune, duke u transmetuar me anë të kollës ose teshtimave. Këto gjendje virale janë veçanërisht të shpeshta gjatë sezonit të dimrit apo të shirave, gjatë të cilave njerëzit qëndrojnë në ambjente të mbyllura1.

Simptomat e gjendjeve virale - dhe të gripit

Nëse ju jeni ftohur, simptomat përfshijnë dhimbje gryke, rrjedhje të hundëve, kollë dhe dhimbje koke. Simptomë e shpeshtë gjithashtu është lodhja fizike. Tek fëmijët e vegjël mund të shfaqet temperatura, ndërsa tek të rriturit kjo simptomë është më e rrallë. Shumicën e ftohjeve e largon brenda pak ditësh sistemi imunitar2.

Në krahasim me ftohjet e zakonshme stinore, simptomat e gripit janë më të rënda. Pacienti ndihet shumë më keq dhe mund të vazhdojë i sëmurë për një javë, ose më gjatë. Përveç simptomave të ftohjeve të zakonshme, ato të gripit përfshijnë edhe temperaturë të lartë, dhimbje koke dhe dhimbje muskulare. Gripi mund të çojë gjithashtu në komplikacione si pneumoni dhe simptoma të tjera respiratore, veçanërisht tek të moshuarit ose pacientët me sëmundje kronike.

Trajtimi i simptomave të ftohjeve dhe të gripit

Ftohjet e zakonshme stinore dhe gripi bashkëndajnë shumë simptoma të njëjta dhe mund të trajtohen me të njëjtat metoda terapeutike. Barnat antiinflamatorë jo steroidë janë një mënyrë për të lehtësuar dhimbjen e kokës, apo dhimbje të tjera që lidhen me gripin. Këto barna ulin gjithashtu temperaturën e lartë tek fëmijët , apo në të gjitha rastet kur është i nevojshëm trajtimi i gjendjes gripale. Ftohjet stinore dhe gjendjet gripale janë shfaqje relativisht të shpeshta dhe në shumicën e rasteve nuk janë aq të rënda sa për të ndenjur në shtëpi gjatë gjithë ditëve të virozës. Për këtë arsye, marrja e barnave që lehtësojnë dhimbjen dhe ulin temperaturën ofron një ndihmë të vyer për të përballuar me sukses aktivitetet e përditshme.

Brufen® (ibuprofen) është një nga markat më gjatë e përdorur e antiinflamatorëve, e disponueshme në Shqipëri prej shumë vitesh. Gjerësisht i disponueshëm në të gjithë vendin, Brufen® ndihmon në lehtësimin e simptomave të së ftohurës stinore dhe gjendjeve të tjera gripale.

Këshillohuni me mjekun, ose farmacistin tuaj në rast pasigurie lidhur me dozën e barit dhe sigurohuni të lexoni gjithmonë me kujdes fletë-udhëzuesin e barit përpara se të filloni ta përdorni atë.

Brufen® mund të përdoret për trajtimin afatshkurtër simptomatik të:

  • Dhimbjeve të lehta deri të moderuara, siç janë dhimbje koke, përfshirë dhe krizat e migrenës/dhimbje koke e shoqëruar me migrenë, neuralgjitë, dhimbjet e dhëmbit, dhimbjet artikulare dhe muskulare, dhimbjet e mesit, dhimbjet menstruale dhe dhimbjet që vijnë nga ftohjet stinore
  • Temperaturës së lartë

Rishikimi i materialit mjekësor kryer nga: stafi i Mylan

Data e rishikimit: 24.09.2018.

Temperaturë e lartë

Temperatura e lartë është një mënyrë normale e organizmit për të luftuar infeksionet bakteriale apo virale. Për t’ju ndihmuar në lehtësimin e kësaj simptome, ibuprofeni përdoret shpesh. Organizmi përsëri mund të luftojë infeksionin edhe me uljen e temperaturës. Lexoni më shumë rreth temperaturës së lartë dhe si trajtohet ajo.

Temperaturë e lartë

Trajtime natyrale shtëpie për lehtësimin e dhimbjeve

Disa njerëz pohojnë se mjalti dhe lëngu i limonit do të lehtësojë dhimbjen e grykës, apo lehtëson kollën. Të tjerë pohojnë se vaji i eukaliptit mund të hapë sinuset e bllokuara dhe aerozoli me avuj mund të ndihmojë në infeksionet respiratore. Lexoni më shumë lidhur me trajtimin e dhimbjes në kushte shtëpie.

Trajtime natyrale shtëpie për lehtësimin e dhimbjeve

You are leaving the Brufen® website

You are now connecting to a website that is neither owned nor under the control of Mylan. Mylan is not responsible for the content of this site or any further links.
Please press OK to proceed or BACK to return to the Brufen® website.
OK