dhimbje menstruale lehtësim

Lehtësimi i dhimbjeve menstruale

Dismenorrea primare është një tjetër term që përdoret për dhimbjet menstruale. Ndërsa disa femra nuk e përjetojnë asnjëherë këtë lloj gjendjeje, pjesa më e madhe e femrave e vuajnë këtë lloj shqetësimi në mënyrë të përsëritur çdo muaj.

Menstruacionet janë gjakrrjedhja e përmuajshme nga uterusi që shfaqet ndryshe në femra të ndryshme. Sasia e gjakrrjedhjes, kohëzgjatja dhe intensiteti i dhimbjes ndryshojnë për çdo femër. Për shumicën e femrave gjakrrjedhja zgjat nga 3 deri 6 ditë dhe përjetojnë disa shqetësime gjatë kësaj periudhe.

Krampet menstruale janë një ndjesi e dhimbshme që prek shumë femra para dhe gjatë periudhës menstruale. Dhimbja, që ndryshe njihet si dismenorre, ose dhimbje menstruale varion nga një ndjesi e bezdisur deri në dhimbje të forta dhe shumë të forta. Krampet menstruale zakonisht fillojnë pas ovulacionit, pra kur veza çlirohet prej ovareve dhe udhëton drejt tubave të fallopit.

Gjatë atyre ditëve të muajit, priten të fillojnë krampe të buta deri mesatare, fryrje barku dhe irritabilitet emotiv. Gjithsesi në përgjithësi krampet apo simptoma të tjera nuk ndryshojnë në mënyrë të rëndësishme cilësinë e jetës suaj. Në rast se ju përjetoni dhimbje të fortë, këshillohuni me mjekun tuaj, i cili mund t’ju këshillojë një zgjidhje për këtë shqetësim.

Si të përballemi me dhimbjet menstruale

Disa femra mund të kenë nevojë të konsumojnë më shumë çokollata në periudhën premenstruale, por mendohet që kjo dëshirë (nevojë e shtuar) vjen si pasojë e përmbajtjes së lartë të magnezit tek çokollata, sesa ndonjë efekt i veçantë i vetë çokollatës¹.

Të tjera femra mund të gjejnë lehtësim nga menstruacionet e dhimbshme dhe shqetësimet që ato gjenerojnë duke shtuar pak aktivitetin fizik (ushtrime të lehta), duke ndjekur një dietë të shëndetshme dhe duke pakësuar toksinat si nikotina dhe alkooli.

Lehtësimi i dhimbjeve menstruale

Një nga mënyrat më të përdorshme për lehtësimin e dhimbjeve menstruale është marrja e barnave antiinflamatorë jo steroidë, prej të cilëve ibuprofeni siç është Brufen® është një ndër më shpesh të përdorshmit. Ibuprofen indikohet për lehtësimin afatshkurtër simptomatik të dhimbjeve menstruale të lehta deri mesatare.

Sigurohuni gjithmonë të lexoni mirë udhëzimet përpara fillimit të marrjes së çdo bari. Këshillohuni me mjekun tuaj nëse keni pikëpyetje, apo në rast se jeni duke marrë barna të tjera të cilët mund të ndikojnë në mënyrë të ndërsjelltë me ibuprofenin.

Doza e këshilluar e Brufen® për Dismenorrenë (bazuar në Përmbledhjen e Karakteristikave të Produktit):

Një tabletë 400 mg një deri tre herë në ditë, sipas nevojës. Ndërmjet dy marrjeve të barit duhet të kalojnë të paktën 4-6 orë. Trajtimi fillohet në shenjën e parë më të hershme të problemeve menstruale.

Brufen® mund të përdoret për trajtimin afatshkurtër simptomatik të:

  • Dhimbjeve të lehta deri të moderuara, siç janë dhimbje koke, përfshirë dhe krizat e migrenës/dhimbje koke e shoqëruar me migrenë, neuralgjitë, dhimbjet e dhëmbit, dhimbjet artikulare dhe muskulare, dhimbjet e mesit, dhimbjet menstruale dhe dhimbjet që vijnë nga ftohjet stinore
  • Temperaturës së lartë

Rishikimi i materialit mjekësor kryer nga: stafi i Mylan

Data e rishikimit: 24.09.2018.

Inflamacioni

Inflamacioni zakonisht është një shfaqje pozitive duke qenë se ai nënkupton se organizmi lufton infeksionin. Por, inflamacioni mund të jetë jo komod dhe i dhimbshëm. Barnat antiinflamatorë jo steroidë siç është ibuprofen mund të ndihmojnë. Lexoni më shumë lidhur me inflamacionin.

Inflamacioni

Dhimbjet

Dhimbja është pjesë e jetës. Por, kur dhimbja është kaq e fortë sa ju pengon të gëzoni jetën, është koha për të kërkuar ndihmë. Ibuprofen është një bar shumë i përdorshëm për lehtësimin e dhimbjeve të lehta deri të moderuara. Lexoni më shumë mbi dhimbjet.

Dhimbjet

You are leaving the Brufen® website

You are now connecting to a website that is neither owned nor under the control of Mylan. Mylan is not responsible for the content of this site or any further links.
Please press OK to proceed or BACK to return to the Brufen® website.
OK