dhimbje mesi neuriti sciatik njeriu

Çfarë është neuriti sciatik, simptomat më të shpeshta dhe trajtimi

Një dhimbje e thiktë, therrëse, ose mizërim tek këmbët tuaja? Nuk jeni ju i vetmi. Shumë njerëz kanë shqetësime të këtij lloji që mund të shkaktohen nga shtypja e nervit sciatik.

Neuriti sciatik është një shprehje me të cilën shumë pacientë që ankohen për dhimbje mesi janë të familjarizuar. Kjo shprehje përshkruan një gjendje në të cilën nervi sciatik- i cili përshkruan gjithë gjymtyrën e poshtme që prej fundshpinës – gjendet nën shtypje, ose irritohet, inflamohet duke shkaktuar dhimbje. Simptomat e neuritit sciatik përfshijnë dhimbje të fortë e të mprehtë ose mizërim përgjatë këmbëve, ose në të ndenjura, e cila mund të jetë konstante, ose mund të udhëtojë përgjatë gjymtyrës së poshtme deri tek shputa e këmbës. Gjymtyrët e poshtme mund të jenë gjithashtu me dobësi muskulare, me mizërime dhe vështirësi në lëvizje. Shumë pacientë kanë më shumë dhimbje në pozicionin ulur dhe ka një arsye për këtë. Shtypja e nervit shpesh ndodh si pasojë e një disku vertebral të dëmtuar, ose nga probleme muskulare; prandaj simptomat lehtësohen kur pacienti është në aktivitet dhe duke u siguruar që kolona dhe muskujt të jenë në lëvizje duke evituar kështu rigiditetin muskular.

Neuriti sciatik dhe puna juaj e përditshme

Shumë pacientë që vuajnë nga nervi sciatik janë njerëz që punojnë në profesione ku duhet të qëndrojnë ulur për periudha të gjata kohore. Për shembull, punonjësit e zyrave ose shoferët profesionistë zakonisht vuajnë nga (dhimbje mesi) dhe dhimbje të nervit sciatik. Trajtimi i nervit sciatik varet nga shkaku ekzakt i cili mund variojë nga një infeksion deri te dëmtimi i shtyllës kryesore. Gjithsesi një mënyrë e përbashkët trajtimi është fizioterapia për të riaktivizuar kolonën dhe muskujt si dhe për të lehtësuar shtypjen e nervit në vetvete1. Shumica e rasteve me shtypje të nervit sciatik përmirësohen brenda 6 javësh2, por ndërkohë kanë vuajtur nga shumë shqetësime dhe dhimbje. Nga ana tjetër, ju nuk mund të ndryshoni vendin e punës tuaj vetëm sepse është e këshillueshme të qëndroni aktivë dhe në lëvizje.

Lëhtësim efektiv afat-shkurtër i dhimbjes nga neuriti sciatik

Megjithëse do ishte shumë bukur të shkëputeshit nga puna me qëllim rikuperim të shpejtë të gjendjes tuaj, shpeshherë kjo gjë rezulton e pamundur dhe jemi të detyruar të përpiqemi dhe të mundohemi fort për të bërë më të mirën që mundemi. Kur ju të konsultoni mjekun tuaj për simptomat e nervit sciatik, ai ose ajo mund tu këshillojë juve të përdorni një bar antiinflamator analgjezik siç është Brufen® (ibuprofen) për t’ju ndihmuar në lehtësimin e dhimbjeve dhe përmirësimin e aktiviteteve të përditshme.

Brufen® mund të përdoret për trajtimin afatshkurtër simptomatik të:

  • Dhimbjeve të lehta, deri të moderuara, siç janë dhimbje koke, përfshirë dhe krizat e migrenës/dhimbje koke e shoqëruar me migrenë, neuralgjitë, dhimbjet e dhëmbit, dhimbjet artikulare dhe muskulare, dhimbjet e mesit, dhimbjet menstruale dhe dhimbjet që vijnë nga ftohjet stinore
  • Temperaturës së lartë

Rishikimi i materialit mjekësor kryer nga: stafi i Mylan

Data e rishikimit: 24.09.2018.

Dhimbje mesi

Dhimbja e mesit përbën një problem të shpeshtë. Dhimbja e mesit shkaktohet shpesh-herë nga ngurtësimi muskular. Mund t’ju ndihmojë kryerja e lëvizjeve dhe ushtrimeve të lehta për të lehtësuar këtë shqetësim. Lexoni më shumë rreth Dhimbje mesi

Dhimbje mesi

Dhimbja e qafës dhe e supeve

Dhimbja e qafës dhe supeve është e shpeshtë dhe mund të jetë pasojë e një posture jo korrekte, stresit, ose ngritjes së peshave të rënda. Brufen® indikohet për trajtimin e dhimbjeve të lehta deri mesatare. Lexoni më shumë lidhur me Dhimbja e qafës dhe supeve, dhe trajtimi i saj.

Dhimbja e qafës dhe e supeve

You are leaving the Brufen® website

You are now connecting to a website that is neither owned nor under the control of Mylan. Mylan is not responsible for the content of this site or any further links.
Please press OK to proceed or BACK to return to the Brufen® website.
OK