dhimbje njeriu

Dhimbjet

Çfarë është dhimbja? Çfarë e shkakton atë? Cilat dhimbje janë shumë?

A ju ka shkuar ndonjëherë ndër mend që dhimbjet janë pjesë e pandashme e qenies njerëzore? Çdo njeri gjatë jetës së tij ka përjetuar të paktën disa momente të dhimbjes akute ose kronike. Në të vërtetë, ne ndjejmë dhimbje praktikisht çdo ditë, qoftë nga një pickim i vogël nga kapësi i letrave, apo shqetësimi që sjell dhimbja e kokës. Dhimbja në vetvete mund të jetë një mesazher i dobishëm, i cili na ndihmon të mësojmë si të shmangim situatat e rrezikshme dhe na sinjalizon në rast se ne e ngarkojmë organizmin më tepër nga ç’mund të mbajë. Dhimbja është një shenjë që diçka nuk po shkon mirë, prandaj ju nuk duhet asnjëherë ta injoroni atë. Megjithatë, në rast se ju jeni lënduar, apo jeni duke kaluar një sëmundje të caktuar, atëherë dhimbja mund të jetë dhe një pjesë normale e procesit të shërimit. Me kalimin e moshës, dhimbjet bëhen më të perceptueshme dhe nevoja e gjetjes së mënyrave për t’i mposhtur ato, rritet në mënyrë proporcionale.

Të jetosh me dhimbjen

Pavarësisht se mund të jetë normale, eksperienca e dhimbjes nuk është fare e këndshme kur ajo të heq kënaqësitë e jetës së përditshme dhe të pengon në kryerjen e aktiviteteve që dëshiron. Dhimbjet mund të shfaqen për disa shkaqe, qoftë një dhimbje koke nga pagjumësia, dhimbje e artikulacioneve nga një dëmtim i vjetër, apo krampet e përmuajshme që shumë femra përjetojnë në ditët e para të ardhjes së menstruacioneve. Ne të gjithë kemi prag të ndryshëm të dhimbjes, por si rregull, nëse jeni duke përjetuar një dhimbje të fortë e cila ju pengon në kryerjen e aktivitetit të përditshëm, është koha të konsultoni mjekun.

Brufen® si një zgjidhje kundër dhimbjeve

Një nga barnat më të përdorshëm për lehtësimin e dhimbjeve quhet ibuprofen. Ibuprofeni është bar antiinflamator josteroid (AIJS) dhe vepron duke reduktuar inflamacionin dhe dhimbjen. Ibuprofeni ul gjithashtu dhe temperaturën e lartë trupore duke u bërë kështu njëri prej alternativave më të preferuara të barnave që mund të merren pa recetën e mjekut.

Dhimbjet mund të jenë shumë lënduese për organizmin. Ato mund të dëmtojnë aftësinë tuaj për t’u përqëndruar, për të ndërvepruar me të tjerët, ose dhe thjesht mund mos t’ju lejojnë të merrni kënaqësi nga veprime të përditshme si ushqimi, apo të shikuarit e një filmi gazmor. Në rast se ju hasni vështirësi në kryerjen e aktiviteteve të domosdoshme të jetës së përditshme, atëherë ka ardhur koha të përdorni bar analgjezik. Analgjezikët antiiflamatorë siç është Brufen® (ibuprofeni) janë një mënyrë e sigurt dhe e butë për të lehtësuar dhimbjen. Brufen® është gjerësisht i disponueshëm në Shqipëri në disa formulime dhe formëdoza terapeutike. Këshillohuni me mjekun, ose farmacistin tuaj në rast pasigurie lidhur me dozën e barit dhe sigurohuni të lexoni gjithmonë me kujdes fletë-udhëzuesin e barit përpara se të filloni ta përdorni atë.

Brufen® mund të përdoret për trajtimin afatshkurtër simptomatik të:

  • Dhimbjeve të lehta deri të moderuara, siç janë dhimbje koke, përfshirë dhe krizat e migrenës/dhimbje koke e shoqëruar me migrenë, neuralgjitë, dhimbje e dhëmbit, dhimbjet artikulare dhe muskulare, dhimbjet e mesit, dhimbjet menstruale dhe dhimbjet që vijnë nga ftohjet stinore
  • Temperaturës së lartë

Ibuprofeni

Ibuprofeni është një bar antiinflamator josteroid analgjezik i cili është i përshtatshëm për trajtimin e dhimbjeve të përkohëshme. Ai gjendet i disponueshëm në disa formë-doza terapeutike: xhel për përdorim lokal, tabletë dhe pluhur për përdorim nga goja me fuqi të ndryshme veprimi. Lexoni më shumë rreth Ibuprofen.

Ibuprofeni

You are leaving the Brufen® website

You are now connecting to a website that is neither owned nor under the control of Mylan. Mylan is not responsible for the content of this site or any further links.
Please press OK to proceed or BACK to return to the Brufen® website.
OK